Sport

Kombëtarja e Kosovës U17 arrin në Sofje

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 12 April 2021

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Bullgarisë U17.

Dardanët e rinj kanë arritur pasditen e sotme në kryeqytetin bullgar dhe janë akomoduar në hotel “Park Boyana”.

Nesër të përzgjedhurit e Arsim Abazit do të zhvillojnë stërvitje në orën 16:00 (sipas kohës lokale në Sofje), derisa miqësoren e parë do ta luajnë të mërkurën në orën 17:00.

-Advertisement-

Ndërkohë, më pas Kombëtarja U17 do të ketë stërvitje edhe të enjten në orën 11:00, derisa një ditë më vonë në të njëjtën orë do ta luajë miqësoren e dytë me bullgarët.

Këto dy miqësore janë të mirëseardhura për stafin e ri të Kombëtares U17, por edhe për vetë futbollistët duke pasur parasysh se në vitin e kaluar për shkak të pandemisë UEFA kishte pezulluar të gjitha aktivitet e grupmoshave të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera