Sport

Kombëtarja e Kosovës ka vlerë më të madhe se e Bullgarisë

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 24 March 2019

Futbollistëve të Kombëtares së Kosovës çdo ditë e më shumë po i rritet vlera, shkruan Gazeta inFokus.

Paraqitjet e mira nëpër klubet Evropiane dhe më Kombëtaren e Kosovës, kanë bërë që kosovarët të kenë vlerë 13 milion më shumë se bullgarët.

Sipas faqes së specializuar për transferime, “Transfermarkt” vlera e ekipit të Kosovës, aktualisht është 44, 45 milionë euro, ndërsa e Bullgarisë 31,02 milionë euro.

-Advertisement-

3 futbollistët më të shtrenjtë të “Dardanëve” janë, Valon Berisha (7.5 milionë euro), Milot Rashica (7 milionë euro), dhe Arbër Zeneli (6 milionë euro).

Ndërsa te Bullgaria futbollisti më i shtrenjtë është Kiril Despodov (3 milionë euro), që luan te Cagliari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera