Sport

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Suedi

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 08 October 2021

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Stokholm të Suedisë, ku do ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së parë të muajit tetor.

Këtë të shtune, Kosova do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Kombëtares së Suedisë në stadiumin “Friends Arena”, përcjell KosovaPress.

Kjo përballje do të jetë ndeshja e pestë për Kosovën në Grupin B për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Momentalisht, “Dardanët” pozicionohen në vendin e katërt në tabelë me katër pikë, kurse Suedia zë vendin e dytë me gjithsej nëntë pikë.

Të tjera