Lajme

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Stokholm, synojnë fitoren

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 08 October 2021

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot në mëngjes për në Stokholm ku do të luaj të shtunën ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë, shkruan Gazeta Infokus.

Dardanët gjatë katër ditëve të kaluara kanë stërvitur me përkushtim të madh në Prishtinë nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes për ta përgatitur sa më mirë duelin e vështirë me suedezët.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa FFK është përkujdesur që kushtet e udhëtimit për ekspeditën e Kombëtares të jenë me komoditet të lartë.

-Advertisement-

Dardanët në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në 17:30./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera