Sport

Kombëtarja e Kosovës cakton edhe dy miqësore të tjera në muajin qershor

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 27 April 2021

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë ditës së martë ka mbajtur mbledhjen e radhës, shkruan Gazeta inFokus.

Ndër të tjerash në këtë takim sot u diskutua edhe për kombëtaren e Kosovës, ku u bë e ditur se ‘Dardanët’ në muajin qershor do të luajnë edhe dy ndeshje tjera miqësore.

Me 1 dhe 4 qershor Kosova do të presë në ‘Fadil Vokrri’, San Marinon dhe Kazakistanin.

-Advertisement-

Kurse me 5 qershor të drejtuarit e Bernard Challandes, do të udhëtojnë drejt Antalias së Turqisë, ku do të përballen me Komorosin dhe Gambinë.

Me poshtë gjeni deklaratën e FFK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera