Sport

Kombëtarja e futsallit nisi përgatitjet për kualifikimet e Botërorit

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 20 October 2019

Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka zhvilluar stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për rrethin e dytë kualifikues të Botërorit 2020, që do të mbahet prej 23 deri më 28 tetor në Shkup.

Dardanët e futsallit janë grumbulluar sot në hotel “Venus”, derisa stërvitjet po i zhvillojnë në palestrën “Diloni Benz”.

Kombëtarja e futsallit do të udhëtojë në Shkup të mërkurën, kurse ndeshjen e parë do ta zhvillojë të enjten në orën 17:30 kundër Ukrainës.

-Advertisement-

Orari i ndeshjeve të Kosovës

24 tetor, 2019

17:30 Kosova – Ukraina

25 tetor, 2019

17:30 Kosova – Maqedonia e Veriut

27 tetor, 2019

20:00 Kosova – Sllovenia

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera