Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale: Atdheu, Detyra dhe Nderi do të mbeten pasaporta e vetme deri në fund të jetës time

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 02 October 2021

Komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti, ka falënderuar të gjithë ata që u kanë dhënë përkrahje policëve gjatë këtyre ditëve, shkruan Gazeta Infokus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë se si bir i atdheut do të vazhdojë të punojë me përkushtim në mbrojtje të komunitetit.

“Familjar, miq dhe dashamir duke ju falenderuar per gjithe kete perkrahje per keto dite dhe jo vetem per mua dhe gjithe djemt dhe vajzat qe ishin me mua ju siguroj se “si bir i atdheut” do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare komunitetit.

-Advertisement-

Atdheu, Detyra dhe Nderi do te mbeten pasaporta e vetme deri ne fund te jeten time.

Me respekt per ju ne emrin tim”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera