Lajme

Komandanti i Kosharës tregon si kishin planifikuar atentat kundër Sheshelit: Na ndali ish-presidenti

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 18 October 2020

Hisen Berisha, Komandanti i Kosharës, ka rrëfyer se si organizoi atentat kundër Sheshelit në kohën sa ishte student.

“Ne ishim të organizuar në atë kohë si studentë, pasi në të gjitha proceset e rëndësishme për kombin kanë qenë studentët. Kosova ishte një terr informativ të përgjithshëm. Ka qenë një mision i KSBE-së që informonte për zhvillimet në Kosovë, Jugosllavia e atëhershme, i largoi nga vendi. Në Kosovë të vetmit forca që ushtronin dhunë ishin gardat e Sheshelit, çetnikët”, tha Berishas në emisionin Kojshia Show.

Berisha shton se asistenti i Sheshelit, jepte mësim të hënën, ndërsa vet Shesheli jepte mësim të enjten.

-Advertisement-

“E kisha banesën afër Grandit, aty e kishin krijuar një hapësirë për stërvitje, bënin stërvitje çdo ditë. Asistenti i Sheshelit, jepte mësim të hënën, ndërsa vet Shesheli jepte mësim të enjten. Ai dilte me shëtitë çdo mbrëmje nëpër shesh në Prishtinë, me ato shamiat,…, ishte një lloj presioni, dhune, një lloj këputje e çdo shprese për shqiptarët. Ne ishim të pambuluar me informim ndërkombëtar, informoheshim vetëm nga Qendra për Informim e LDK-së atë kohë…..”, tregon ai.

Mirëpo, Berisha tha se ishte ish presidenti Fatmir Sejdiu që i kishte ndaluar në atë kohë, pasi ai kishte marrë lajmin për një veprim të tillë.

“Duke ditur rrezikshmërinë e Sheshelit, vendosëm me eliminu,…, në grupet tona, unë isha oficer i përgatitur, dhe e mora përgjegjësinë. Informata për eliminimin e Sheshelit qarkulloi deri te ish presidenti Fatmir Sejdiu. Ai tha se po bëni një gabim të madh, që do të ketë pasoja pastaj në politikë”, tha ndër të tjera Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera