Lajme

Komandanti i KFOR-it viziton trupat e vendosura në pikëkalimet në Jarinjë e Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 03 October 2021

Komandanti i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO, Gjeneral Major Franco Federici, vizitoi njësitë e KFOR-it të vendosura në pikat e kalimit Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, për dy javët e ardhshme trupat e KFOR-it do të qëndrojnë në pikëkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Komandanti Federici tha se njësitë e KFOR-it janë të gatshme për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në mbështetje të stabilitetit lokal dhe rajonal.

-Advertisement-

“Njësitë e KFOR-it janë plotësisht të gatshme për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në mbështetje të stabilitetit lokal dhe rajonal,” tha Federici.

“Në ditët e kaluara kam zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira dhe kam ofruar përditësime të rregullta për Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe zinxhirin tim komandues të NATO-s,” tha ai shtuar.

“Falënderoj institucionet në Kosovë, kryetarët e komunave veriore dhe të gjithë akterët që kanë kontribuar në de-përshkallëzimin e situatës për përpjekjet e tyre, dhe mezi pres të mbetem në kontakt me ta,” tha mes tjerash gjeneralmajor Federici.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera