Lajme

Komandanti i KFOR-it: Ushtria e Kosovës u bë në kohën e gabuar

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 17 December 2018

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali italian Lorenzo D’Addario është deklaruar rreth themelimit të ushtrisë së Kosovës.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali italian Lorenzo D’Addario, ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë nëse stabiliteti i rajonit është i kërcënuar.

Në një intervistë dhënë për mediat serbe, komandanti D’Addario, ka thënë se prania e KFOR-it në Kosovë është në përputhje me Rezolutën 1244, Rezolutë kjo që sipas D’Addarios ia mundëson KFOR-it që të përkujdeset për sigurinë e popullit në Kosovës.

-Advertisement-

Sipas tij, vendimi i autoriteteve kosovare për formimin e ushtrisë është marrë në kohë të gabuar.

“ KFOR-i nuk është i përfshirë në politikë, por unë po i përsëris pikëpamjet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili tha se “ Kosova në parim ka nevojë që të vendos për tranzicionin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, por në mënyrë të qartë kemi thënë se ky vendim vjen në kohën e gabuar”, deklaroi Lorenzo D’Addario.

Edhe pse D’Addario u pyet në lidhje me përkrahjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës për ushtrinë, ai tha se KFOR-i nuk ndërhyn në çështjet politike dhe se roli i këtij misioni nuk ndryshon.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera