Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 14 November 2024
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se, pas sulmit në Banjskë vitin e kaluar, i kanë shtuar forcat, sidomos përgjatë vijës kufitare me Serbinë. Ai ka folur edhe për çështjen e Urës së Ibrit, duke shtuar se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë për të gjitha problemet, nuk është ushtarake por politike.
Komandanti i KFOR-it thotë se e ka pranuar detyrën e tij në një kohë mjaft komplekse sa i përket sigurisë, të cilën e konsideron të brishtë.
“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por ende e brishtë, dhe veprimet e shumta të njëanshme të kryera nga disa palë të interesuara me të vërtetë nuk ndihmojnë në stabilizimin e tij. Kjo na bën të ndjekim nga afër çdo zhvillim përkatës të sigurisë”, tha ai.
Duke folur për çështjen e hapjes së Urës mbi Ibër, gjeneralmajor Enrico Barduani tha se pozita e KFOR-it për urën ka qenë e qëndrueshme dhe e qartë se: çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.
“KFOR-i do të ruajë praninë e tij të qëndrueshme mbi urën dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Në lidhje me urën si dhe disa çështje të tjera të pazgjidhura – është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga shpalljet dhe veprimet njëpalëshe që mund të krijojnë tensione. Kështu, ne do të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe të koordinojmë ngushtë me të gjithë partnerët tanë për të parandaluar çdo eskalim”, deklaroi ai në një intervistë për RTK-në.
Prioriteti kryesor i gjeneralmajor Enrico Barduani, thotë se është të sigurohet që KFOR-i të mbetet i pozicionuar mirë për të vazhduar kontributin e tij për sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.
“Për këtë qëllim, ne duhet të ruajmë gatishmërinë operacionale të KFOR-it për të përballuar çdo sfidë sigurie që mund të shfaqet. Por më lejoni të shtoj se, përveç përgatitjes operacionale, gjithashtu bashkëpunimi i fortë dhe komunikimi i rregullt dhe i bazuar në besim me partnerët tanë lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë janë thelbësore për stabilitetin rajonal”, deklaron Barduani.
Ai mes tjerash thotë se KFOR-i vazhdon ta mbështesë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili sipas tij mbetet kuadri për adresimin e çështjeve të pazgjidhura, për përfitimin e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
E i pyetur lidhur zgjidhjet për sfidat e sigurisë Kosovë-Serbi, Komandanti i KFOR-it tha se zgjidhja për sfidat e sigurisë nuk është përfundimisht ushtarake, por politike, sepse sipas tij dialogu është çelësi për zgjidhjen e shumicës së çështjeve.
“Natyrisht, KFOR-i nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të vazhduar zbatimin e misionit të tij bazuar në mandatin tonë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, për të mirën e të gjithëve. Por përpjekja ushtarake do të mbetet gjithmonë e paplotë nëse Prishtina dhe Beogradi nuk angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe, në një perspektivë më të gjerë, të komunitetit ndërkombëtar. Historia gjithmonë ka treguar se dialogu është çelësi për zgjidhjen e shumicës së çështjeve. Konflikti lind aty ku mungon dialogu. Kjo vlen edhe për Kosovën”, deklaroi komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë.
Mes tjerash ai foli edhe për numrin e trupave të KFOR-it në Kosovë dhe theksoi se në rast të rritjes së tensioneve KFOR-i është i gatshëm dhe i pajisur për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...