Lajme

Komandanti i KFOR-it në Shkup, takon shefin e Inteligjencës maqedonase dhe Ministren e Brendshme

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 01 July 2023

Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, sot në Shkup është takuar me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrov dhe me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Maqedonisë së Veriut, Erolld Musliu.

Siç ka bërë të ditur KFOR-I përmes një njoftimi për media, në këtë takim është folur për situatën në rajon, dhe Ristuccia ka falendëruar për angazhimin dhe kontributin e Maqedonisë së Veriut në KFOR.

“Ata diskutuan për situatën e përgjithshme në rajon dhe gjeneralmajor Ristuccia i falënderoi për angazhimin dhe kontributin e Maqedonisë së Veriut në KFOR”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera