Komandanti i KFOR-it: Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë obligimet e veta
Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 19 April 2023
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuccia, ka takuar sot Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në selinë e saj në Bruksel, Mircea Geoana, si dhe të gjithë ambasadorët e vendeve aleate të NATO-s dhe partnerët që kontribuojnë në KFOR.
Në fjalimin e tij pas takimit, Ristuccia ka thënë se Geoana dhe të gjithë ambasadorët kanë riafirmuar mbështetjen e tyre të fuqishme për misionin “në këto rrethana të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës dhe për stabilitetin e rajonit”.
Ai përmendi tri pika kyçe të KFOR-it. Ndër to, Ristuccia tha se misioni që ai drejton do të ofrojë mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.
“E para: KFOR-i mbetet tërësisht i përqendruar në zbatimin e tij ditor të mandatit të dhënë nga OKB-ja. Së dyti: misioni ynë është i bazuar në kushte, jo i orientuar në bazë kalendarike. Trajektorja e tij e së ardhmen i nënshtrohet një vendimi nga Këshilli Veriatlantik – organi vendimmarrës i NATO-s. Së treti: KFOR-i do të vazhdojë të punojë për së afërmi me Bashkimin Evropian dhe të ofrojë kornizë të nevojshme të sigurisë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës për të ecur përpara”, deklaroi komandanti i KFOR-it.
Më tej, ai tha se misioni që ai drejton mirëpret marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, teksa kërkoi që të zbatohen obligimet e dakorduara nga të dyja palët.
“Mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për të normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Tani është thelbësore që të dyja palët të nisin zbatimin e obligimeve të tyre plotësisht dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe të shmangin prishjen e arritjeve të rëndësishme që tashmë janë bërë”, theksoi Ristuccia.
Ndër të tjera, ai tha se si komandat i KFOR-it, ai do të vazhdojë të luajë rolin e vet në mbështetje të të gjitha përpjekjeve që kanë për qëllim krijimin e sigurisë afatgjatë për gjeneratat e ardhshme.
“Do ta bëj këtë në bashkëpunim të plotë me të gjithë aktorët relevantë dhe me të gjithë homologët e mi, përfshirë BE-në, OKB-në, OSBE-në, përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, dhe organizatat e sigurisë në Kosovë, dhe me Shefin e Shtabit të forcave të armatosura të Serbisë”, potencoi shefi i KFOR-it.
Në fund, Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuccia tha se KFOR-i do të vazhdojë ta kryejë misionin e saj dhe është plotësisht i përgatitur – në pajtim me mandatin e tij të OKB-së – të veprojë nëse stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes rrezikohen për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, dhe për të mirën e sigurisë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...