Komandanti i KFOR-it: Kemi shtuar trupat dhe patrullimet në veri, përmbahuni nga demonstrimi i forcës
Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 16 December 2022
Nëpërmjet një deklarata, komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Angele Michele Ristuccia, ka deklaruar se është duke e monituar nga afër situatën në veriun e Kosovës. Po ashtu, është bërë e ditur se nga tetori i këtij viti është përforcuar prania si dhe këtë javë janë shtuar trupat dhe patrullimet.
Në deklaratën e tij thuhet se KFOR ka kapacitete të mjaftueshme për të garantuar ambient të qetë e të sigurt dhe liri të lëvizjes kudo në Kosovë.
“KFOR po monitoron nga afër situatën në Kosovën veriore. KFOR ka kapacitete të plota, përfshirë personelin, për të garantuar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovës, nën mandatin e tij duke u mbështetur te Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 1999. Nga tetori, ne kemi përforcuar prezencën tonë, përfshirë shtimin e trupave dhe patrullimeve në Kosovën veriore këtë javë”, thuhet në këtë deklaratë.
Rsituccia ka kërkuar nga të gjithë faktorët që përmbahen nga demonstrimi provokues i forcës.
“Presim që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga demonstrimi provokues i forcës, për të siguruar qetësi dhe siguri për të gjitha komunitetet. KFOR do të vazhdojë ta përmbushë mandatin që ka nën Rezolutën 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të gjinden nëpërmjet dialogut”, thuhet në fund.
KFOR-i është ende duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për t’i kthyer në Kosovë deri në 1,000 trupa ushtarake. Vetë presidenti Aleksandar Vuçiq, kA shprehur dyshime që përgjigja nga KFOR do të jetë positive.
Të tjera
-
Haradinaj takohet me Latimer: Fola për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, ë...
-
Arrestohet i dyshuari i dytë e dorëzon veturën e vjedhur në Ferizaj
Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit ...
-
Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe
Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosov...
-
Nuk e trajtoi për afër 12 vjet, prokurori thotë se nuk i kujtohet rasti
Besnik Krasniqi, dyshohej se kishte plagosur me pushkë 60-vjeçarin H.B në vit...
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...