Lajme

Komandanti i FSK-së merr mirënjohje nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 03 August 2018

Një delegacion i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, ka qëndruar sot në FSK ku janë pritur nga komandanti i FSK-së Rrahman Rama.

Në emër të QKTGJK-së, drejtoresha  Bukurije Zhubi i dha mirënjohje komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës me motivacionin për kontributin, promovimin dhe organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut.

“Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka falënderuar personelin e QKTGJ-së, për mirënjohjen si dhe njëherësh ka premtuar vazhdimin e këtij bashkëpunimit si dhe dhënien e ndihmave për këtë qendër të dhurimit të gjakut”, thuhet në një komunikatë nga FSK-ja.

-Advertisement-

Zhubi tha se FSK-ja është donatori kryesor i dhurimit të gjakut në nivel kombëtar, për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, si dhe ka ndihmuar dhe po ndihmon edhe në forma tjera për organizimin e dhurimit të gjakut edhe jashtë kazermave të FSK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera