Fokus

“Komandantët” me vota edhe në veri, por i mund Albin Kurti

Autori: Halil Berisha 21:57 | 07 November 2019

Shpeshherë ani se e mohuar nga qeveritarët, pjesa veriore e vendit është konsideruar si e pa kontrollueshme nga shteti i Kosovës.

Kjo, pasi komunat e asaj ane janë të banuara nga komuniteti serb, e që ndikim të madh, aty, ka edhe Beogradi, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, edhe me vota, larg nga partitë tjera, e para në këto komuna, sikur Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi e Zubin Potoku, është Lista Serbe, parti e preferuar e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

Por, pavarësisht kësaj, pa vota, në ato pjesë nuk mbetën edhe politikanët kosovar, të cilët, patën pozita të larta në UÇK, gjatë luftës së vitit 1999.

Në Mitrovicën e Veriut, shefi i PDK-së, Kadri Veseli, mori 458 vota, Ramush Haradinaj 52, e më pak se këta të dy pati Fatmir Limaj, që mori në këtë qytet 9 vota, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa vota, goxha shumë pati edhe lideri më i votuar në vend, Albin Kurti, me 428.

Në qytetin tjetër verior, Zveçan, Kadri Veseli i PDK-së, mori 62 vota.

Ramush Haradinaj i AAK-së 6 vota e Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate 2 sosh.

Ndërsa, vota këtu, po aq sa Kadri Veseli, pati edhe Albin Kurti, shkruan gazeta inFokus.

E 88 qytetarë nga Leposaviqi, i besuan Kadri Veselit.

18 votën ia japën Ramush Haradinajt, e 51 të tjerë Fatmir Limajt.

Ndërsa, këtu, më i votuar se këta doli Albin Kurti, me 145 vota, shkruan gazeta inFokus.

Pa vota, nuk mbetën as në Zubin Potok.

Këtu lideri i PDK-së, Kadri Veseli, mori 120 vota, apo 85 vota më shumë se Ramush Haradinaj, të cilit i besuan 35 qytetar të kësaj ane.

Ndërsa, Fatmir Limajt, votën ia besuan 4 qytetarë të kësaj ane, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, Albin Kurti i Vetëvendosjes, pati 1 votë më pak se Kadri Veseli, apo 119 sosh.

Kështu, në total, në këto katër komunat veriore, nga këta katër lider, më së shumti vota ka marrë Albin Kurti me 754 sosh.

Pas tij, është shefi i PDK-së me 728 vota dhe i treti ish-kryeministri Ramush Haradinaj me 111 vota, shkruan gaztea inFokus.

Ndërsa Fatmir Limaj i NISMA-s mori 66 vota.

Kujtojmë, se në këto komuna, ani se shumica dërrmuese e banorëve janë të komunitetit serb, ka edhe disa familje shqiptare të cilat jetojnë në atë pjesë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera