Komandantët e UÇK-së dominojnë 10-shën e parë të PDK-AAK e Nismës
Autori: Gazeta inFokus
09:57 | 19 May 2017
Partitë e dala nga lufta për herë të parë janë bërë bashkë dhe atë në një koalicion parazgjedhor.
Koalicioni i përbërë nga PDK-AAK e Nisma i njohur ndryshe si ‘Krahu i luftës’, u morën vesh për koalicion vetëm pak qastë para se të përfundonte afati në KQZ për koalicionet.
Në listën për deputetë PDK do të ketë 55 kandidatë, AAK 40 dhe Nisma 15. Lista dominohet prej ish komandantëve të UÇK-së.
Në top 10shën e parë ‘Indeksonline’, merr vesh se PDK do të ketë pesë kandidatë, tre do të jenë nga AAK dhe dy nga Nisma për Kosovën.
Listës do t’i prijë kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Numër dy do të jetë mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj, numri tre do t’i takoj PDK-së, ku duhet të jetë një kandidate femër, ndërsa numër katër do të jetë kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Ish komandant Çelikut to t’i takojë posti i zv/kryeministrit, nëse PAN e formon qeverinë e ardhshme.
Në kuadër të 10-shës se parë nga Nisma për Kosovën do të jetë edhe Bilall Sherifi. Ndërsa, nga AAK pritet të jenë Pal Lekaj e Ahmet Isufi.
PDK siç mëson ‘Indeksonline’, ende nuk ka caktuar kandidatët e saj në listën për deputetë.
Sonte në ora 00:00, përfundon afati për dërgimin e listave me deputetë në KQZ.
Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 11 qershor.
Ky proces i jashtëzakonshëm zgjedhor u imponua pasi Kuvendi e mbështeti mocionin për rrëzimin e Qeverisë të iniciuar nga Fatmir Limaj./Indeksonline/

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































