Komandantët e lartë të batalionit Azov dërgohen në Rusi për t’u hetuar

Autori: Gazeta inFokus
06:50 | 20 June 2022
Dy komandantë të lartë të luftëtarëve që mbronin fabrikën e çelikut Azovstal e cila ndodhet në qytetin-port në juglindje të Ukrainës, Mariupol, janë dërguar në Rusi për t’u hetuar. Lajmi u bë i ditur të dielën nga Agjencia Shtetërore ruse e Lajmeve, TASS.
Fati i qindra luftëtarëve të kapur nga forcat ruse në muajin maj, pas një rrethimi një mujor të Mariupolit, vijon të mbetet i paqartë. Moska tha në atë kohë se ata ishin zhvendosur në zona të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore.
Duke cituar një burim të paidentifikuar rus të strukturave të zbatimit të ligjit, agjencia TASS bëri të ditur të shtunën vonë në mbrëmje se Svyatoslav Palamar, me detyrën e zëvendës komandantit të batalionit Azov dhe Serhiy Volynsky, komandanti i Brigadës së 36-të Detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ishin dërguar në Rusi.
Duke iu referuar të njëjtit burim TASS tha se dy ushtarakët ukrainas ishin transferuar nga oficerët e forcave speciale prej Donetskut në Rusi, me qëllim zhvillimin e hetimeve. Po sipas agjencisë ruse në Rusi ishin dërguar edhe oficerë të tjerë të njësive të ndryshme ukrainase.
Agjencia “Reuters” nuk mundi të verifikonte menjëherë raportin dhe Kievi nuk ka reaguar ende mbi këtë çështje. Në fillim të këtij muaji, Ukraina tha se shërbimet e saj të zbulimit ishin në komunikim me luftëtarët e kapur në fabrikën e çelikut Azovstal.
Batalioni Azov, është një njësi ushtarake e këmbësorisë që operon tërësisht mbi baza vullnetare. Ai u krijua në vitin 2014 si një milici vullnetare e krahut të djathtë ekstrem për të luftuar separatistët e mbështetur nga Rusia. Ky batalion së bashku me njësinë e Brigadës së 36-të të Marinës, ishin kyç në mbrojtjen e fabrikës së çelikut.
Kievi po kërkon dorëzimin e të gjithë luftëtarëve në një shkëmbim të të burgosurve me Moskën, por disa ligjvënës rusë duan që disa prej luftëtarëve të përballen me procese gjyqësore. Agjencitë ruse raportuan në fillim të qershorit se më shumë se 1000 luftëtarë të batalionit Azov ishin dërguar në Rusi për hetim, por pa dhënë detaje se ku.
Të tjera
-
Besian Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka propozuar që të ...
-
Abelard Tahiri: Një pjesë e madhe e qytetarëve po furnizohen me derivate në Maqedoni
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ...
-
Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, sh...
-
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me ...
-
SHBA po bën “kthim mbrapa” me vendimin për abortin
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas...
-
Kurti sot u takua me AAK-në për Vetingun
Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi,...
-
Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për t...
-
Kurti për vizat: Unë kurrë s’kam dhënë datë, s’kemi çka bëjmë më shumë se aq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e kuvendit ka thënë se asnjëh...
-
Kurti: Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim për heqjen e vizave
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës...
-
Hoxhaj, kryeministrit e qeverisë: Mos prodhoni lajme, por politika
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga kryem...
-
Specialja ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës
Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të së cilit, ia ...
-
Time Kadrijaj e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19, kërkon nga qeveria angazhimet konkrete
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur ...