Lajme

Komandant Remi jashtë listës së deputetëve të PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 20 May 2017

Partia e Kadri Veselit nuk e ka futur në listë as ish-komandant Remin, Rrustem Mustafë. Në listën e publikuar nuk është as Latif Gashi, i cili ka thënë se është vetërhequr.

Remi ka mbajtur pozitën e Nënkryetarit të PDK’së derisa tash është anëtar i Kryesisë së kësaj partie.

Mustafa kishte dhënë dorëheqje prej pozitës së deputetit në fund të këtij mandati për shkak të aktgjykimin final se është fajtor në procesin gjyqësor për krime lufte i njohur si “Grupi i Llapit”.

-Advertisement-

Ndërkohë, nga Podujeva, në listën e deputetëve deri më tash dihet se do të jetë ish-Shefi i FSK’së, Kadri Kastrati.

Zgjedhjet nacionale do të mbahen më 11 qershor. PDK garon bashkë me AAK’në e NISMA’n për Kosovën derisa LDK është në koalicion me AKR’në. Vetëm Vetëvendosje garon e vetme pasi kishte dështuar të arrinte marrëveshje me AAK’në ose AKR’në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera