Lajme

Komandant Malisheva: S’ka rëndësi sa vite jemi dënuar, regjimin e Gruevskit e bëmë të ik arave

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 10 May 2023

Komandant Malisheva që është dënuar me burgim të përjetshëm në rastin e Kumanovës, ka thënë se bashkë me grupin e shokëve të tij janë krenar për atë që kanë bërë tetë vite më parë.

Ai thotë se nuk e kanë shqetësim për dënimin që e kanë marrë, me rëndësi thotë ai se tashmë regjimi i Gruevskit nuk është më.

“Jemi krenar për atë që kemi bërë. Derisa të jemi gjallë do të jemi bashkuar, por edhe nëse një nga shokët e grupit mbetet gjallë, do të ndjekim idealin. Nuk e kemi gajle sa jemi të dënuar. Me rëndësi që regjimin e Gruevskit e ndoqëm nga këtu. E detyruam që të ikë arave. Nuk e di çfarë doni më tepër”, ka thënë Komandant Malisheva në FRONTAL të T7.

-Advertisement-

Ai thotë se të gjithë ata qe kanë qenë në pushtet në kohën kur janë dënuar, tashmë janë të burgosur e të dënuar për krime e korrupsion.

“Gjithë pushtetarët e atij pushteti janë të dënuar për krim dhe korrupsion e gjithçka e fëlliqur që është”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse do të kishin bërë diçka ndryshe nëse do të ktheheshin tetë vitë para, Malisheva ka thënë se ndoshta do të mendonin një strategji më të mirë.

“Për zbutje të dënimit Zoti i madh e din. Por ne jemi të pafajshëm. I përjetshëm është ideali, për tjerat ia lëmë drejtësisë. Nëse do të ishim kthyer 8 vite më parë, ndoshta do ta kishim menduar një strategji më të mirë. Por idealin ska kush që do të na ndalte. Këta jemi ne, që të mos ta tradhtojmë amanetin e dëshmorëve.”, ka shtuar tutje.

Ai s’ka përjashtuar mundësinë se mund të jenë tradhtuar.

“Edhe mund të jetë ndonjë tradhti. Mirëpo në të ardhmen shpresoj që do të zbardhet e vërteta. Ia lëmë kohës. Ne s’kemi vepruar ashtu si thonë njerëzit. Se s’jemi fëmijë me na dërgu dikush, me vepru në baza partiake apo kështu principatash. Ne i marrim veprimet vet”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera