Komandant Hoxha shpëṛthen në Hagë: “Tash nuk i besoj asgjë kësaj gjykate – nuk flas më”
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 24 Shkurt 2025
Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, i njohur si Komandant Hoxha, i cili është paraqitur sot në cilësinë e dëshmitarit në rastin më të madh të Gjykatës Speciale, po refuzon të dëshmojë.
Ai ka thënë se nuk do të flasë derisa të shfaqet një dokument, në të cilin, ai pretendon se është paraqitur si tradhtar i kombit dhe i luftës.
Në momentin kur prokurorja ia prezantoi Tarës një dokument në seancën e sotme të gjykimit, Tara tha se ai nuk ishte dokumenti të cilin e kërkon.
“Ky është një shënim i një takimi që keni pasur me përfaqësues të UNMIK-ut në vitin 2001. A ju kujtohet që keni pasur takim me përfaqësuesit e UNMIK-ut?”, i tha prokurorja, dëshmitarit Tara.
Ai tha se dokumentin ia kanë ndërruar.
“Ma keni ndërruar dokumentin. Nuk është dokumenti që unë e kërkoj. Dokumenti nuk është që unë e kam lexuar. Dokumenti është që e keni nënshkruar pa dijeninë time. Këtë dokument keni provuar ju ta ndryshoni dhe tash nuk i besoj asgjë më kësaj gjykate dhe nuk flas asgjë”, ka thënë Tara.
“Dokumentin investigues timin të vitit 2019 të nënshkruar nga ish-hetuesit e mi, për 4 ditë me radhë për 32 orë. Por, pa dijeninë time, pa nënshkruar unë fare që më kanë paraqitur mua si tradhtar të UÇK-së, tradhtar të kombit tim”, ka përfunduar ai.

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
































