Lajme

Kolumbi, lirohen dy gazetarët holandezë të marrë peng

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 24 June 2017

Dy gazetarë holandezë të rrëmbyer javën e kaluar nga rebelët në Kolumbi janë lënë të lirë, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Derk Bolt dhe Eugenio Follender i janë dorëzuar një delegacioni të zyrës së Avokatit të Popullit. Rebelët e fraksionit ELN, Ushtria Çlirimtare Kombëtare, deklaruan se i kishin liruar ata ditën e premte, por pak më vonë e tërhoqën njoftimin.

Veprimi i tyre krijoi shqetësime për bisedimet e paqes mes rebelëve dhe qeverisë. Sidoqoftë, dy gazetarët holandezë u liruan në një zonë rurale në rajonin Katatumbo, në afërsi të kufirit me Venezuelën.

-Advertisement-

Ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders mirëpriti lirimin duke e cilësuar një “lajm shumë të mirë” dhe falenderoi autoritetet kolumbiane të cilat punuan për të arritur këtë qëllim.

Foto të publikuara nga Avokati i Popullit në Kolumbi tregonin holandezët të shoqëruar nga luftëtarë të armatosur të ELN-së që i dorëzoheshin delegacionit civil.

Zyra e Avokatit të Popullit në Kolumbi, e njohur si Defensoria del Pueblo de Colombia, është një zyrë qeveritare kombëtare që mbikëqyr mbrojtjen e të drejtave të njeriut./ Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera