Lajme

Kolonë 4-kilometërshe te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin pesë orë për të hyrë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 21 July 2023

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës po përballen me pritje shumë të gjata në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, aktualisht pritjet në këtë pikëkalim kufitar janë deri në pesë orë. Kolona në hyrje të kësaj pike kufitare është 4 kilometra, e në dalje 100 metra, raporton Express.

Kolona ka edhe në Mucibabë, ku kanë arritur në 500 metra. Pritjet për të hyrë nga kjo pikë po zgjasin 40 minuta.

-Advertisement-

Ndërkohë në Han të Elezit pritjet janë deri në 10 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera