Lajme

Kolonat në vendkalimet kufitare, në Merdar deri në dy orë pritje

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 06 January 2022

Mëngjesin e së enjtes sërish ka pasur kolona dhe pritje të gjatë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Bashkatdhetarët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas pushimeve në Kosovë për festat e fundvitit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdarë, ku po pritet deri në dy orë.

-Advertisement-

Ndërsa në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardh, bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera