Lajme

Kolona të gjata në pikat kufitare, ja sa po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 07 January 2022

Pas pushimeve ne vendlindje, mërgimtarët po kthehen në vendet ku jetojnë, shkruan Gazeta Infokus.

Por, për të dalë nga Kosova ata po përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.

Në bazë të statistikave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin mbi 3 orë.

-Advertisement-

Në Merdare kolona ka arritur në 2 mijë e 500 metra dhe pritjet po zgjasin deri në 3 orë e 20 minuta.

Pritje të gjata ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku kolona është 1 mijë metra, kurse pritjet janë deri në 150 minuta.

Ndërkaq, në Jarinjë pritjet janë 30 minuta e në pikat e tjera kufitare nga 3-5 minuta./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera