Lajme

Kollqaku: Për 10 vite u vranë 15 gra

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 08 March 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se në Kosovë për 10 vite janë vrarë 15 gra ndërsa mbi 20 mijë gra kanë raportuar për dhunë në familje, transmeton Infokusi.com.

‘Janë bërë dhjetë vite nga hyrja në fuqi e ligjit për dhunën në familje, nga viti 2008 e deri me sot me shumë se 15 gra janë vra, mbi 20 mijë gra kanë raportuar dhunën në familje, ndërsa mbi 68 për qind e grave kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme’, ka thënë Kollçak.

Ajo ka shtuar se vetëm në vitin 2017 janë evidentuar 1196 raste të dhunës në familje.

-Advertisement-

‘Jemi të sigurt se drejtësia për secilën grua është e stërvonuar me vet faktin se sa lëndë janë trajtuar nga ana e drejtësisë. Edhe ato pak raste që janë trajtuar vendimet kanë qenë shumë të buta në krahasim me krimin e bërë në familje. Statistikat mbi dhunën në familje e dëshmojnë këtë gjendje. Nga janari deri në dhjetor 2017 janë evidentuar 1196 raste të dhunës në familje’, ka përfunduar Kollçaku.

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera