Lajme

Kollçaku-Mulhaxha: A do të presim edhe ne tërmetin apo do të merren masa paraprake

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 04 December 2019

Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, nënkryetare e VV-së ka thënë se tërmeti në Shqipëri shpërfaqi më së miri funksionimin e shtetit ndër vite.

Sipas saj ndërtimet kriminale e të pambikëqyrura nga shteti morën jetën e 50 personave.

Ajo kërkon të dijë se pse nuk u dëgjua zëri i ekspertëve vendorë të cilët janë të thinjur por ende nuk janë zevëndësuar.

-Advertisement-

E në fund ajo e lidh këtë qështje edhe me Kosovën ku shtron pyetjen se “a do të presim edhe ne tërmetin”.

Termeti shpërfaqi më së miri funksionimin e shtetit ndër vite.Ndërtime kriminale të pambikëqyrura nga shteti dhe të udhëhequra nga rryshfeti. Pse nuk u dëgjua kurrë zëri i ekspertëve vendorë, tani të thinjur, por që ende nuk kanë zëvendësim të denjë? Pse pushuan së funksionuari shumë shërbime relevante për situata si kjo? Krejt kjo po kushton tepër shtrenjtë. Çmimi më i lartë- mbi 50 jetë të humbura, mijëra të lënduar dhe të pastrehë. Po në të ardhmen, cilat do të jenë pasojat, nëse që tani nuk merren masa adekuate? A do të presim edhe ne tërmetin”, shkruan Kollçaku-Mulhaxha./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera