Lajme

Kollçaku: Ligji për paga është mashtrimi më i madh i qeverisë në ikje

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 12 December 2019

Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, nënkryetare e VV-së ka thënë se ligji për paga është mashtrimi më i madh që është bërë nga qeveria në ikje.

Ajo tha se edhe pse kishin paralajmëruar me kohë për këtë, vërejtjet e tyre nuk u morën parasysh, shkruan gazeta inFokus.

“Edhe pse e paralajmëruam këtë me kohë, vërejtjet tona nuk u morën parasysh. Çuditërisht, për herë të parë, Avokati i Popullit faktorizohet në këtë mënyrë, sepse roli i tij deri tani nuk lejohej të vihej në shprehje nga pushtetarët e deritanishëm”, shkruan ajo.

-Advertisement-

Ajo tha se ky ligj kinse pezullohet vetëm për tre muaj mirëpo buxheti i kësaj qeverie nuk e bën të zbatueshëm këtë ligj për vitin që vjen.

“Ky ligj kinse pezullohet vetëm për tre muaj, ndërsa buxheti i hartuar nga po kjo Qeveri, i cili ende nuk është miratuar, nuk e bën të zbatueshëm këtë ligj vitin që vjen. Mjetet financiare ishin siguruar vetëm për muajin dhjetor (kinse)”, shkruan deputetja e VV-së.

Ajo shton se nuk bën pa i përmendur edhe ministrat të cilët flisnin për këtë ligj si një punë e kryer.

“Nuk bën pa i përmendur edhe ministrat që flisnin për këtë ligj si punë e kryer! Krejt kjo po ndodh pikërisht tani, kur jemi në pritje të formimit të Qeverisë së re, e jo muaj më parë kur u miratua ky ligj në Kuvend”, shkruan Kollçaku./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera