Lajme

Kollçaku e quan plan djallëzor vendimin për anulimin e votave të ardhura nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 13 November 2019

Vendimin për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, deputetja e ardhshme nga radhët e Vetëvendosjes , Fatmire Kollçaku, e ka quajtur plan djallëzor.

Kollçaku përmes një statusi në profilin e saj në facebook, ka thënë se kjo kërkesë ka në prapavijë anulimin e votave të ardhura nga mërgata.

“Kërkesa për anulimin e votave nga votuesit Serbë, ka si prapavijë kërkesën (planin djallëzor) për anulimin e votave edhe nga mërgata (kërkesë e paraqitur pranë PZAP-së , me tendencë për ta çuar edhe në Kushtetuese!!)”,ka shkruar ajo.

-Advertisement-

“Me një të rame, dy të vrame.Kapja e shtetit nuk ishte iluzion.Çkapja e shtetit ëdhtë detyrim” ka përfunduar ajo.

Kujtojmë që gjatë kësaj jave PZAP ka miratuar kërkesën e NISMA-së për anulimin e votave të ardhura nga Serbia.

Vota këto të cilat u bënë “mollë sherri” ndërmjet VV-së  dhe NISMA-së.

Vetëvendosje vendimin e PZAP’së e ka dëgjuar në Gjukatën Speciale, e cila do të vendos për fatin e këtyre votave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera