Lajme

Kolera në Jemen me përmasa kërcënuese

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 22 May 2017

Një epidemi e madhe e kolerës është përhapur në Jemen, sipas organizatës së bamirësisë ‘Save the Children’.

Pothuajse 250 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje vetëm këtë muaj, si dhe qindra raste të dyshuara që raportohen çdo ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se sëmundja po përhapet në një shkallë alarmante në vendin e shkatërruar nga lufta, përcjell BBC.

-Advertisement-

Sanaa ka qenë zona e prekur më së keqi.

Save the Children thotë se ekziston frika se mijëra njerëz mund të vdesin nga sëmundja lehtë e shërueshme, dhe thanë se më shumë se dy milionë fëmijë të kequshqyer janë në rrezik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera