Lajme

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dënon ashpër patriarkatët që dhunojnë gratë

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 22 January 2021

GRA, REVOLTOHUNI, ishte thirrja e grupit që përbëhet nga aktivistë që synojnë idealet e barazisë gjinore.

Vetëm këtë javë janë raportuar se janë dhunuar dy femra, shkruan Gazeta inFokus.

Njëra u dhunua nga katër persona prej të cilëve dy i njihte, ndërsa tjetra u dhunua nga një person i cili u lirua menjëherë.

-Advertisement-

Këtë e kanë bërë të ditur edhe vetë grupi në një postim.

“Patriarkati vazhdon t’i përdhunojë gratë teksa shteti vazhdon të heshtë. Brenda 48 orëve të fundit u medializua dhuna patriarkale ndaj grave dhe edhe një herë u vu në pah vendosshmëria e shtetit për ta mirëmbajtur atë. Një vajzë raportoi në Polici se ishte dhunuar para katër muajsh nga katër persona, dy nga të cilët i njihte. Nga ky përdhunim, viktima kishte mbetur shtatëzanë. Ndërsa një burrë tjetër u lirua pasiqë prokuroria nuk e vlerësoi mjaftueshëm të besueshëm raportimin për përdhunim”, thuhet në postimin e tyre.

Ato tutje shtojnë se “përderisa shtëpitë, rrugët dhe institucionet të jenë të mbushura me burra që përdhunojnë dhe e normalizojnë dhunën, nuk mund të ketë siguri as qetësi për gratë e as paqe shoqërore. Në këto kushte ku gratë ndihen të pasigurta pikërisht pse janë gra, ku gratë nuk besohen dhe ku trupat e grave shfrytëzohen nga patriarkati, pamundësohet çfarëdo progresi shoqëror, përderisa dhuna dhe ky rend shtypës nuk dënohet”.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se nëse dhuna strukturore ndaj grave dhe pozicionimi i shtetit në anën e përdhunuesve dhe injorimi i skajshëm i jetës dhe sigurisë së grave, duhet luftuar me mjete politike. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera