Rozë

Koleksioni i ri i Carolina Herrera

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 12 September 2017

Carolina Herrera luan me ngjyrat në koleksionin e saj të larmishëm Pranverë 2018. Stilistja e famshme, që ka veshur 5 zonja të para, i qëndroi besnike siluetave femërore, plot sharm dhe elegancë, duke i gërshetuar me gama të buta të së kuqes, të verdhës, bojëqiellit e së gjelbrës.

Veterania e modës e quajti koleksionin e saj të fundit një “buqetë kremtuese ngjyrash”, si kompliment për kopshtin e mbushur me lule.

Supet e ekzagjeruara dominuan pasarelën, ku modelet sfiluan nën tingujt e këngës se Rolling Stone’ “She’s a rainboë” . Fustanet e Herrerës ishin të gjitha të prera në bel, duke theksuar kështu akoma më shumë hijeshinë femërore.

-Advertisement-

Koleksioni i mbushur me ngjyra ishte një surprizë nga stilistja e njohur për preferencën e saj ndaj të bardhës. Terapisë së kolorit nuk i shpëtuan as xhinset me kopsa shumëngjyrëshe dhe bel të lartë, të kombinuara me bluza të thjeshta të mbyllura në grykë.

Herrera, e lindur në Venezuelë u bë e para stiliste që realizon një spektakël të plotë mode në Muzeun e Artit Modern në Manhatan, ku gjenden vepra të mjeshtrave të mëdhenj si Pablo Picasso, apo Alexander Calder.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera