Lajme

Kolegji AAB punëson ish- drejtoreshën e Agjencisë së Akreditimit

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 29 June 2018

Kolegji AAB e ka sistemuar në nje pozitë të lartë ish-drejtoreshën ekzekutive të Agjencisë së Akreditimit, Fortuna Mehmeti, e cila muaj më parë ishte shkarkuar nga ana e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Gazeta Blic merrë vesh se Mehmeti vetëm pak ditë pas shkarkimit nga posti i Ushtrueses së Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Drejtorit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, ia ka filluar punës në AAB, si shefe e Zyrës për Sigurim të Cilesisë dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Ajo është emëruar në këtë pozitë vetëm pak kohë pasi u shkarkua nga kryeministri Haradinaj”, tha ky burim.

-Advertisement-

Nga Kolegji AAB nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara nga ana e Gazetës Blic, në lidhje me punësimin e saj.

Mirëpo, konfirmin e ka bërë përmes disa pyetjeve që ia ka dërguar Gazetës Blic, përmes një portal fantom, Gazeta KNN, e cila menaxhohet pikërisht nga Kolegji AAB.

Ju i keni parashtruar pyetje Kolegjit AAB, për Furtuna Mehmetin, a jeni në dijeni se ajo para se të shkon në AAB ka qene puntore në ISPE, pra aty ku punon si “profesor” kryeredaktori i juaj?”, thuhet në konfirmimin e KNN-së, e cila menaxhohet nga Kolegji AAB.

Fortuna Mehmeti, në njërin nga aktivitetet e Kolegjit AAB

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj me të ardhë në krye të Qeverisë, kishte marrë vendim që pos drejtorit ekzekutiv të AKA-së, ta shkarkonte edhe Bordin e këtij agjencioni.

Ai i kishte kërkuar ministrit të Arsimit, Shyqeri Bytyqit që shkarkimin e drejtorit ekzekutiv dhe të bordit të bëjë, për shkak që siç kishte theksuar ai, procesi i akreditimit ishte shoqëruar me parregullësi serioze. Madje, sipas kësaj kërkesë të kryeministrit, ky agjencion për shkak të parregullsive serioze ishte shndërruar në objekt të shpeshtë të diskutimit publik.

Gazeta Blic ka raportuar ditë më parë se Kolegji AAB, ende e mban aktive një rrjetet sociale të këtij kolegji, një video ku u bëhet thirrje maturantëve për regjistrim në këtë kolegj, ku pjesë e së cilës është edhe anëtari i Bordit aktual të Agjencisë së Akreditimit, Xhavit Rexhaj, duke rënë në konfik të interesit.

AAB për këtë rast jep sqarimin se video është më e vjetër se një vjet.

“Lajmi qe e keni publiku pa na pyet paraprakisht, nuk qendron ashtu si e keni shkru, sepse reklama eshte shume e vjeter, me e vjeter se 1 vit me pare. Ate kohe z. Rrexhaj nuk ka qene ne MASHT. Tjetra, demtimi i qellimshem me pas demantimi, ne gazetari e dijme efektin e demantimit (pasi kam pervoje 10 vjecare ne gazetari). Lajmi i pare merret per baze jo demantimi. Cka muna me ju pergjigj per momentin eshte se z. Rexhaj nuk eshte me ne aab dhe reklama eshte me e vjeter se 1 vit. Por pergjigjet me te detajuara besoj se ua dergojme neser pasi qe sot kam pas shume pune dhe nuk kam pas kohe me e pa emailin dhe pyetjet”, thuhej në përgjigjen e AAB-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera