Lajme

Kokat e korrupsionit enden të lirë në Kosovë

Autori: Doresa Geci 14:18 | 30 January 2019

Mos burgimi i personave të korruptuar të profilit të lartë është një ndër arsyet që Kosova është duke shënuar regres në luftimin e korrupsionit. Kjo edhe ka rritur perceptimin e qytetarëve për Kosovën si vend më i korruptuar se vjet.

Kështu ka bërë të ditur  për gazetë inFokus, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Në bazë të analizës që kemi bërë së  fundit, ne si institut  që nga shpallja e pavarësisë asnjë person  i profilit të lartë  nuk është dënuar me  burgime efekti, ndërsa shumica prej tyre që janë akuzuara ,  janë akuzuar  vetëm mas përfundimit te mandatit të  tyre”, ka thënë Shala.

-Advertisement-

Sipas tij, rritja e korrupsion në Kosovë do të ndikojë në shumë fusha.

Pikë se pari në jetën e qytetarëve të Kosovës, në perspektivën evropiane dhe atë euro-antlatike.

“Nëse nuk kemi një luftë  efektive kundër korrupsionit në theks të veçanta ne prokurimit publik atëherë parja do të keqpërdoret  dhe kjo  do të ndikojë negativisht në rënien ekonomike”, ka thënë ai.

Prandaj sipas Shalës  që të kemi një progres ne luftimin kundër korrupsionit,  duhet domosdoshmërish te ketë vullnet real politik në luftimin e korrupsionit duke bërë që politika të mos ndërhyjë  në sistemin e drejtësisë, po as drejtësia të mos nënshtrohet përballë politikës.

Në bazë të raportit të fundit të perceptimit të korrupsionit i publikuar të martën nga Instituti Demokratik i Kosovës, del që Kosova ka shënuar regres në luftimin e korrupsionit në viti 2018  krahasuar më vitin 2017.

Në ranglistën e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit e cila mbulon 180 shtete, vitin e kaluar Kosova është renditur e 93 ndërsa është vlerësuar me 37 pikë duke shënuar regres krahasuar me vitin e kaluar  ku ishte renditur e 85./ Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera