Lajme

Kokaj – Pecit: Dikur kemi pasur edhe raketa anti-breshër

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 21 July 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj ka thënë se “dikur kemi pasur edhe raketa anti-breshër”.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Kokaj ka shtruar pyetje për ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, rreth planeve për sistemin anti-breshër.

“Ne kemi kompensuar me 3 milionë euro bujqit për humbjet e dy viteve të fundit nga breshëra. Jemi duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë ministri i Bujqësisë, Faton Peci në përgjigjen e tij.

-Advertisement-

Po ashtu Peci ka shtuar se “sistemi anti-breshër që e ka pasur Kosova tashmë në Evropë është i tejkaluar”.

Pastaj vazhdoi Kokaj duke thënë se “s’po guxon ta përdor fjalën raketë”, por dikur “ka pasur edhe raketa anti-breshër”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera