KOK: Spanja rikthen “regjimin” e vjetër për sportistët tanë

Autori: Gazeta inFokus
10:56 | 22 March 2023
Komiteti Olimpik i Kosovës ka ngritur shqetësimet në lidhje me diskriminimin që po u bëhet sportistëve kosovarë nga shtetet që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.
Sipas KOK, kombëtarja e karatesë nuk është duke u lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që sot pritet të nis në Guadalajara të Spanjës.
“Së fundi, dhe jo për herë të parë, Spanja sërish bëhet faktor, duke rikthyer ‘regjimin’ e vjetër për sportistët tanë, pavarësisht se disa vjet më parë ishte treguar korrekte në këtë drejtim dhe pikërisht me sportistët e njëjtë”.
“Për shkak të mos njohjes së shtetit tonë, kombëtarja jonë e karatesë nuk është duke u lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që sot pritet të nis në Guadalajara të Spanjës. Atyre iu është kumtuar lajmi nga organizatori se institucionet vendase nuk e kanë lejuar organizatorin që të shfaq simbolet tona shtetërore”.
“KOK, që është në kontakt me FKK-në, ka informuar menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), nga të cilët pret reagim të shpejtë, në mënyrë që karateistët tanë të mos e humbin edhe një garë të rëndësishme, siç ndodhi javë më parë me Evropianin e të rinjve në Qipro”.

Të tjera
-
Kanos dhe sul*mon dy femra, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka kanosur dhe sulmuar dy femra,...
-
Një burrë gjendet i vde*kur në shtëpinë e tij në Gjilan
Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan. Policia...
-
Mijëra myslimanë nisin Pelegrinazhin e Haxhit mes temperaturave të larta dhe masave të sigurisë
Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota fillojnë këtë të mërkurë Pelegrinazhin...
-
Sot mbahet seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt
Sot me fillim nga ora 13:20, do të mbahet seanca e radhës për rastin e vrasje...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në lagjen Muhaxherëve në Prishtinë,...
-
Presidentja Osmani sot takon partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i pres në takim përfaqësuesit e...
-
Sot përpjekja e 26-të për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës, sot do të mblidhen për herën e 26-...
-
Haziri përfundimisht i thotë ‘JO’ bashkëpunimit me VV-në: Jemi provu, punoni me kë të doni!
Mundësisë për koalicionin mes VV-së e LDK-së sonte iu konfirmua refuzimi. ...
-
Temperaturat deri në 33 gradë, parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. ...
-
Sorensen shkruan për diskutimet e sotme me Petkoviq, thotë se po përgatitet takimi trepalësh
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar takim trepalësh ku do të ndërmjetësojë një...
-
Lulzim Peci: Dhurata më e madhe për Kurtin erdhi nga Lista Serbe
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se qeveria Kurti nuk ...
-
Musk e quan projektligjin e taksave të Trump të neveritshëm
Elon Musk ka kritikuar ashpër projektligjin e ri të presidentit amerikan, Don...