Sport

KOK përgëzon suksesin madhështor të xhudistëve tanë

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 29 June 2018

Kosova deri tani ka fituar tri medalje të arta në Lojërat Olimpike Mesdhetare ”Tarragona 2018”, që po mbahen në Spanjë, shkruan GazetaFokus.

Me këtë rast KOK ka përgëzuar suksesin madhështor të xhudistëve tanë.

LEXO EDHE: Loriana Kuka në finale, Kosova siguron medaljen e katërt

-Advertisement-

Ky është urimi i KOK-ut.

Edhe Akil Gjakova (-73 kg) nuk ndërron ngjyrën e medaljes. Xhudisti ynë fitoi me Ippon, në poenë të artë, ndaj turkut, Biilal Ciloglu, në finalen e Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018.

Gjakova shënoi tri fitore, për të vazhduar suksesin e xhudistëve tanë në shtetin e Spanjës. Është kjo medalja e tretë e artë brenda dy ditësh. Të mërkurën, të artën e fituan Nora Gjakova (-57 kg) dhe Distria Krasniqi (-52 kg).

Laura Fazliu debutoi suksesshëm për seniore, përkundër se mbeti pa medalje. Ajo shënoi dy fitore përmes repesazhit, por në luftën për medaljen e bronztë u mposhtë nga Busra Kapitoglu.

KOK përgëzon suksesin madhështor të xhudistëve tanë.

Sot ka garuar edhe Loriana Kuka e cila  e mposhti në gjysmëfinale sllovenen, Patricia Brolih, në kategorinë -78 kg. /GazetaFokus

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera