Rozë

“Kohët e këqija nuk zgjasin”, Fifi vjen me poza atraktive

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 18 January 2021

Këngëtarja e njohur, Fifi, është ndër më të dashurat për një pjesë të madhe të audiencës.

Ajo për vite me radhë ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar mijëra fansa të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Në rrjete sociale ajo është mjaft aktive, duke ndarë imazhe tërheqëse, sikurse ka bërë edhe gjatë ditës së sotme (e hënë).

-Advertisement-

Artistja është shfaqur plot stil, derisa merrte poza tërheqëse para pasqyrës, duke vënë në pah edhe linjat trupore.

“Kohët e këqija nuk zgjasin”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Sa i përket projekteve muzikore, Fifi ka paralajmëruar dy këngë të reja, për të cilat nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme.

Derisa po përgatitet për të rejat, “Du & Ich” mbetet hiti fundit, që erdhi në bashkëpunim me Bardhin dhe DJ Gimi-O.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera