Kohë zgjedhjesh!
Autori: Sejdi Godanci 17:44 | 17 January 2021
Kohë zgjedhjesh!
Duke i shikuar listat e kandidatëve të të gjitha partive më përjashtim të Nismës të cilën ende së kam parë.
Të nderuarit e mi edhe kësaj radhe nuk do të këtë ndonjë risi shumë të madhe më ndonjë përjashtim të vogël.
E për mua kjo është shqetësuese sepse edhe kësaj radhe do të votojm për emëra dhe fytyra e jo për programe zhvillimore.
Po fillojmë me listën e PDK-së.
A po rrëshqet nga identiteti i saj.
Unë mendoj që po!
Duke e parë 10- en e parë më përjashtim të dy emërave kjo parti tani është uzurpuar nga kullerat,e për mua është e papranushme kur sheh veprimtarë të çështjes kombëtare nga fundi i listës.
E kur e dimë që kjo parti është thirrur si parti e dalur nga lufta.
Çka është tjetër tejet shqetësuese është se në të gjitha listat në 10-en e parë po thuaj së janë të njëjtit njerëz më ndonjë ndryshim të vogël.
Tjetër është shqetesuese së në lista sheh emëra që mundohen të fitojnë vota në emër të viktimizimit.
Tjetër shqetësim është që tani ke emra të bijëve në vende të baballarëve e emra të grave në vende të burrave të tyre.
E kjo të bën të kuptosh që këtu nuk ka asgjë për popull e shtet siç trumbetohet por vetëm për pushtet e para.
Lista e ashtu quajtur lista e referendumit.
Një listë pa kurrfarë kriteri e cila më kthen mbrapa në zgjedhjet e 2007 dhe 2010 kur PDK-ja me çdo kusht donte t’i fitonte zgjedhjet e i hapi dyert e partisë,e ku tani në të njejtën parti ishte edhe patrioti edhe tradhtari po lufta ishte vetëm për votë e vota ishte e barabartë si e patriotit ashtu edhe e tradhtarit.
Tani edhe në këtë listë të pa kriter është edhe ai që është për bashkimin kombëtarë edhe ai që është për ndarjen e Kosovës por që lufta është që të fitohet sa më shumë vota,e që vota është e njejtë si e njërit ashtu edhe tjetrit.
Pra nuk ka më luftë për patriotizëm por për votë.
Lista e AAK-së ose siç quhet ndryshe në fshehtësi si partia e vëllezërve Haradinaj ose partia e Rafshit të Dukagjinit edhe këtu nuk ka ndonjë ndryshim më përjashtim të disa emërave të rinjë.
Kjo parti që lufton për President të vendit e nuk e ka të sigurt kalimin e pragut.
Lista e LDK-së dorën në zemër duke i parë si emëra dhe titujë është kogja problem të zgjedhësh 5 emëra sepse është e pasur më emëra dhe titujë.
Por e met e kësaj partie është së në çdo zgjedhje mundohet të fitoj vota duke vajtuar në emër të të vrarëve politik.
Ndërsa për Nismën nuk kam as një mendim pasi qe nuk e kam parë listën.
Pra edhe kësaj radhe do të votojmë për emra dhe fytyra e jo për programe.
Ky është mendim i im personal andaj mos e merrni afër zemre!
Të tjera
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...