Rozë

Koha më e mirë e ditës për të bërë seks

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 05 March 2021

Po ndiheni të eksituar gjatë një pasditeje? Atëherë edhe zyrtarisht jeni me fat – 15:00 është orari ideal për t’ia filluar “punës”.

Sipas ekspertes së hormoneve, Alisa Vitti, kjo është koha kur partnerët i kanë më së shumti të sinkronizuara dëshirat seksuale.

Ndonëse meshkujt janë më të prirë të performojnë më mirë në mëngjes (testosteroni që e prodhojnë gjatë natës i eksiton), nivelet e estrogjenit te femra i arrijnë majat gjatë pasdites – gjë e cila i bën ato më të vëmendshme emocionalisht.

-Advertisement-

Për femrat, pasditja gjithashtu është koha kur nivelet e kortizolit janë lart, e kjo iu ndihmon të kenë energji.

Për seksin më të mirë të mundshëm, Alissa thotë të synoni të bëni seks dhjetë ditë pas ovulimit – atëherë kur femrat e përjetojnë rritjen e estrogjenit dhe testosteronit që e shkakton epshin e tyre t’i arrijë majat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera