Sport

Koha kur Simeone i shënonte gol Contes, 27 vite nga perla e argjentinasit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 27 September 2017

Sonte (e mërkurë) takohen Atletico Madridi dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve.

Kjo do të jetë një përballje edhe mes dy trajnerëve të mëdhenj, atë ndaj Diego Simeones dhe Antonio Contes.

-Advertisement-

Dyshja u takuan 27-vite më para, në kohën kur ata ishin futbollist.

Më saktë në Serie A në duelin mes Pisas dhe Lecces.

‘Cholo’ kishte shënuar golin e parë në takim ndaj Lecces së Antonio Contes.

Edhe pse është gol spektakolar, një nga më të mirët në karrierën e argjentinasit, shumë pak njerëz mund ta kenë parë.

Ndeshja mes Atleticos dhe Chelseat luhet në kuadër të Grupit C, grup ku Blutë prijnë me tre pikë, kurse spanjollët kanë vetëm një pikë.

Goli i parë në videon e mëposhtme është ai i Simeones. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera