Sport

Koha kur klubi i Agim Ademit fitonte trofe në Francë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 24 May 2020

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi para 25 viteve ishte kryetar dhe donator i klubit KF Kosova, shkruan Gazeta inFokus.

Ademi në atë kohë bëri të pamundurën dhe arriti që ekipin e grup-moshave U-10 ta dërgonte në qytetin Narbonne në Francë për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar.

Në atë turne kishin marrë pjesë 38 ekipe të shteteve të ndryshme të botës.

-Advertisement-

Turneu ndërkombëtar ishte zhvilluar me 25 maj 1995 në qytetin Narbonne në Francë dhe klubi i Ademit ‘KF Kosova’ ishte shpallur kampion duke u shpërblyer kështu edhe me një kupë.

Turneun e kishte organizuar veprimtarja franceze, Frederik Duversini, ndërkaq kontakt personi ishte gazetarja e mirënjohur, Evliana Berani, kurse trajner i klubit ishte Haki Bllacaku.

Pas kthimit në Kosovë, ekipi i Agim Ademit ishte prit nga Presidenti tashmë i ndjerë, Ibrahim Rugova dhe përgjegjësi për sport i asaj kohe, Ramë Buja.

Fotografia e President Agim Ademi fanpage

Më poshtë keni disa fotografi të klubit KF Kosova që në atë kohë kishte triumfuar në turneun e zhvilluar në Francë./Gazeta inFokus/

Fotografia e President Agim Ademi fanpage

Fotografia e President Agim Ademi fanpage

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera