Rozë

Koha ka ndaluar për Adriana Lima-n, ja sa vjeç mbush modelja e famshme

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 12 June 2024

Ajo është konsideruar si një nga femrat më të bukura në botë dhe sot feston 42 vjetorin e lindjes. Duket se koha ka ndaluar për Adriana Limën, modelja që u zhvendos nga Brazilia në New York kur ishte 17 vjeç dhe shpejt, u kthye në njërën prej figurave më të famshme në mbarë botën.

Ëngjëlli i Victoria’s Secret që në vitin 2000, ajo ka marrë pjesë në të gjitha prezantimet e brandit deri në 2018-tën, kur hoqi dorë nga “krahët” që e bënë të njohur.

Nënë e përkushtuar e dy vajzave, Valentina dhe Sienna, është dhe një adhuruese e sportit dhe nuk e ka probleme të postojë foto në palestër, fare pa makiazh. Adriana lindi në 1981, në Brazilia.

-Advertisement-

E ëma ishte asistente sociale, ndërsa i ati e braktisi që fëmijë, kështu që e ëma e rriti e vetme. Që në kohën e shkollës mori pjesë në shumë konkurse bukurie, ndaj nuk e pati të vështirë të mendonte se çfarë rruge do të zgjidhte në jetë.

Në moshën 13 vjeç fitoi konkursin “Supermodel of Brazil”, dhe në 1996, doli e dyta në “Supermodel of World”. Tre vite më vonë u vendos në New York dhe karriera e saj aty “shpërtheu” , pasi përveç se firmosi me Victoria`s Secret, ishte e kërkuar edhe në pasarelat e Vera Wang, Georgio Armani, Valentino, ndërsa u bë dhe imazhi i Guess.

Por ende e tregon se sa të varfër ishin, dhe sesi nuk kishin pasur para të merrnin një avion, ndaj e kujton si njërin prej momenteve më të bukur fluturimin në New York.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera