Koha e keqe dhe ndikimi direkt në rritjen e shtrëngimeve të kokës
Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 09 November 2023
Për disa është një shqetësim i lehtë, por për shumë të tjerë përbën një problem të vërtetë, karakterizuar nga dhimbje koke, nervozizëm, depresion dhe dhimbje të kockave.
Shqetësimet përsëriten sa herë kur bie shi i vazhdueshëm dhe kur ka presion të ulët atmosferik.
Quhet sëmundja e shiut dhe e motit madje është një problem i zakonshëm.
Problemi prek rreth një në tre njerëz në botë që pretendojnë të vuajnë deri në një farë mase.
Specialistët flasin për sindromën meteoropatike, për të cilat ekzistojnë shkaqe të sakta dhe shkencore të njohura.
Kjo është kryesisht një vështirësi e mekanizmave të rregullimit të temperaturave dhe presionit, kështu që trupi ynë nuk mund të përshtatet me ndryshimet e motit.
Kur moti është i keq, presioni i ulët atmosferik shkakton një zgjerim më të madh të enëve të gjakut, me një ngadalësim të vazhdueshëm të qarkullimit dhe rrjedhimisht dhimbje koke.
A është vërtet sëmundje?
Ata që vuajnë nga sindroma e motit të keq, quhen meteopatë, të cilët vuajnë nga shqetësime fizike që variojnë nga të lehtat deri tek seriozet.
Moti i keq shkakton një seri të çrregullimeve të lidhura direkt me prishjen e kohës ose me një ndryshim të fortë të temperaturës.
Simptomat nganjëherë ndodhin, madje edhe 48 ose 72 orë para se të ndodhë ndryshimi i motit.
Por rastet serioze janë veçanërisht karakteristike për ata që vuajnë nga ulçerat, artritet dhe sëmundjet reumatike.
Ndër shkaqet e rritjes së çrregullimeve të lidhura me sëmundjen e motit, mjekët ngrenë gishtin në zakonin e veshjes tepër të trashe dhe mbinxehjes së shtëpive dhe zyrave gjatë dimrit.
Këto e dembelosin sistemin e organizmit për vetë-rregullimin e temperaturës dhe na ekspozojnë më shumë ndaj rreziqeve të ndjeshmërisë së ndryshimeve të motit.
Xhepi i ajrit që ekziston brenda kokës nuk është në gjendje të ekuilibrojë presionin e ajrit në anën e jashtme të kokës, që mund të shkaktojë dhimbje koke të vazhdueshme.
Por shumë njerëz tregojnë se në kushte të nivelit të ulët të presionit atmosferik, ata preken edhe nga një mërzi tejet e zgjatur dhe bezdisëse.
A ka zgjidhje?
Të gjitha ndikimet e lehta janë kalimtare dhe nuk duhet të shqetësoheni afatgjatë.
Në rastet e rëndimit të komplikacioneve kur vuani nga sëmundje të tjera si ulçerat, artritet dhe sëmundjet reumatike, do t’ju duhet të kërkoni këshillë mjekësore.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...