Lajme

Dorëhiqet Arben Vitia nga pozita e ministrit, Dafina Gexha ushtruese e detyrës

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 01 October 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të zyrtarizojë dorëheqjen e tij nga pozita në ministri.

Vitia garon në zgjedhjet lokale për të parin e Komunës së Prishtinës, më 17 tetor, me kandidimin nga partia e Vetëvendosjes për të garuar, raporton KOHA.

KOHA mëson se ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë do të jetë Dafina Gexha.

-Advertisement-

Deri më sot, Vitia nuk ka treguar se kur do të japë dorëheqje si ministër, edhe pse kanë mbetur më pak se tri javë nga zgjedhjet. Ai pati thënë ditë më parë se do të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore atëherë kur nuk do të jetë më ministër i Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera