Shëndetësi

Koha dhe poza ideale për të nisur beben

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 09 August 2017

Edhe nëse kanë mbetur vetëm pak ditë në muajin kur mund të mbeteni shtatzënë, ky fakt nuk duhet t’ju dekurajojë. Është shumë me rëndësi që derisa jeni duke bërë dashuri të mos e ndieni presion të vazhdueshëm për shkak se dëshironi të keni bebe.

Një gjë është e sigurt, nisja e bebes do t’ju bëhet një përvojë e mrekullueshme.

Nëse ju dhe partneri juaj keni vendosur që tërë angazhimin tuaj ta orientoni vetëm si të nisni një bebe, është shumë me rëndësi që për shkak të atij vendimi të mos e ndieni presionin konstant, këshillojnë mjekët.

-Advertisement-

Ky është një moment i posaçëm, mirëpo është me rëndësi që të bëni dashuri jo për shkak se keni planifikuar beben, por për shkak se atë të dy e dëshironi.

Shumë me rëndësi është që t’i jepeni njëri-tjetrit në momentin e duhur, në ndonjë vend posaçërisht romantik dhe që të relaksoheni.

Edhe pse ekzistojnë pak ditë në muaj kur mund të mbeteni shtatzënë, nuk duhet që ai fakt t’ju dekurajojë. Gjithashtu, sot ekzistojnë edhe testet të cilat mund të konstatojnë saktësisht ditët tuaja të frytshme. Nëse me ndihmën e tyre mësoni ciklin tuaj unik menstrual, seksi nuk do t’ju bëhet obligim dhe llogaritje.

Ekzistojnë disa gjëra të cilat të dy mund t’i bëni në mënyrë që të ndihmoni nisjen e bebes. E para, aktiviteti seksual rritet vrullshëm gjatë ovulacionit. Prandaj, nëse partneri juaj është i gatshëm në atë moment, “sulmojeni”. Testi i ovulacionit do t’ju tregojë se a jeni në ditët e frytshme apo jo.

Kur jeni në kulmin seksual gjatë kohës së evolacionit, valët e asaj energjie të orgazmës e bëjnë më të fortë kontraktimin e muskujve, andaj spermatozoidet e mashkullit shkojnë në vendin e duhur.

Poza më e mirë për nisjen e bebes

Poza misionare, përkatësisht poza në të cilën mashkulli është sipër femrës, konsiderohet më e mira për shtatzënësi të shpejt, sepse pikërisht ajo pozitë mundëson penetrimin në të thellë dhe dërgimin e spermës sa më afër mitrës.

Kjo pozë është njëkohësisht pozitë këndshme për shumicën e meshkujve, sepse u jep ndjenjën e forcës për shkak të dominimit, me ç’rast as femra nuk është e përjashtuar nga stimulimi i fuqishëm. Nëse partnerja mban këmbët në gjunjë dhe i tërheq lart, sperma mund të derdhet e tëra deri në hyrje të mitrës, gjë që shton shanset e mbetjes shtatzënë.

Mirëpo, nuk duhet harruar se sa është e rëndësishme orgazma e femrës për fekondim, duke pasur parasysh se kontraktimet të cilat me atë rast ndodhin, mundësojnë dërgimin më të mirë të spermës deri në mitër. Megjithatë, leksioni më i rëndësishëm është që të argëtoheni derisa jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë.

Ovulacioni ndodh kur qeliza vezore, e cila është pjekur në vezore, ndahet dhe fillon rrugën drejt vezores në mitër. Është kjo koha kur femra është e frytshme dhe kur marrëdhëniet e pambrojtura seksuale 4-5 ditë para dhe 24 orë pas saj ajo mund të mbetet shtatzënë. Në atë periudhë është i mundshëm fekondimi.

Në qoftë se nuk ndodh fekondimi, qeliza e vdekur e vezores del jashtë bashkë e mukozën e mitrës, d.m.th. fillon cili menstrual, i cili shpesh ndodh 14 ditë pas ovulacionit.

Nëse keni cikle të parregullta, shumë vështirë do t’i përcaktoni ditët e frytshme me ndihmën e kalendarit, andaj ju rekomandojnë përcaktimin e ovulacionit me ndihmën e matjes bazale të temperaturës dhe me përcjelljen e sekretit vagjinal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera