Sport

Koeman “vë bast: Ky do të jetë qendërmbrojtësi më i mirë në botë për dy vite

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 16 January 2019

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, do të bëhet qendërmbrojtësi më i mirë në botë për dy vite, sipas trajnerit të kombëtares së Holandës, Ronald Koeman. 19-vjeçari është i lidhur tashmë me disa nga klubet më të mëdha të Europës, duke përfshirë edhe ish-skuadrën e Koeman, Barcelonën.

Gjithashtu, Manchester City thuhet se është i interesuar, ndërsa Bayern Munich është lidhur gjithashtu me yllin e ri holandez. Koeman beson se De Ligt, tashmë me 13 ndeshje të luajtura me kombëtaren e Holandës, është në rrugën e duhur për të qenë më i miri në botë në rolin e tij.

“De Ligt dhe Frenkie de Jong janë të veçantë për arsye të ndryshme, – tha ai për “Radio Catalunya. – De Ligt është më i ri, 19 vjeç, dhe luan në një pozicion të rëndësishëm, si një qendërmbrojtës.

-Advertisement-

Ai është kapiten i Ajax-it dhe ka dalë nga shkolla e këtij klubi. Kjo do të thotë nga shkolla e Barcelonës, sepse akademia e Ajax ka shumë cilësi teknike dhe taktike. Ai do të bëhet qendërmbrojtësi më i mirë në botë për dy vite”.

De Ligt mori çmimin “Golden Boy”, i cili iu dha si lojtari më i mirë i ri në Europë për vitin 2018. Ajax aktualisht ndjek PSV, me dy pikë më pak në “Eredivisie”, pas 17 ndeshjeve kampionat, me të dyja skuadrat që kanë humbur vetëm nga një herë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera