Sport

Koeman nuk i fton Suarezin dhe Vidalin për takimin kundër Gironas

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 16 September 2020

Trajneri i ri i Barcelonës Ronald Koeman nuk i ka ftuar Luis Suarez dhe Arturo Vidal në ndeshjen kundër Gironas, shkruan Gazeta inFokus.

Ditëve të fundit ëshë folur për një transferim të mundshëm të Surezit tek Juventus, kjo pasi Koeman nuk e ka parë në planet e tij uruguajanin, si dhe kalimi i Vidal tek Inter duket punë e kryer, mirëpo akoma nuk ka diçka zyrtare.

Barcelona takohet sonte me Gironen në një ndeshje miqësore para nisjes së sezonit të ri kurse tekniku holandez nuk ka ftuar dyshen Suarez- Vidal.

Ndeshja luhet sonte në ‘Camp Nou’ më fillim nga ora 19:00./Gazeta inFokus/

Të tjera