Lajme

Kodra i reagon Kadriajt: Publikimi i emrave të pacientëve është shkelje e rëndë

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 02 May 2020

Drejtuesi i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Besim Kodra, i ka reaguar deputetes nga radhët e AAK-së, Time Kadriajt, pasi kjo e fundit e ka publikuar një dokument me të cilin e akuzonte ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, se i ka liruar nga masa e karantinimit disa aktivistë të VV-së.

Kodra ka thënë se publikimi i emrave të pacientëve me probleme psikike, është shkelje e rëndë e të drejtave të pacientit.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij:

-Advertisement-

Publikimi i emrave të pacientëve me probleme psikike, është shkelje e rëndë e të drejtave të pacientit!

Kur kjo bëhet nga ana e një profesionisti shëndetësor është një rrethanë edhe më e rënduar, pasi që përbënë edhe shkelje të Kodit të Etikës Mjekësore!

E kur kjo bëhet nga ana e një deputeti, është shkelje e ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit!

Nuk e përjashtoj mundësinë që rrethanat siç i përshkruan deputetja të janë të tilla(po jetojmë në Kosovë e gjithçka është e pritshme), por denoncimi i kësaj shkelje nuk duhet të bëhet duke shkelur mbi të drejtat e pacientit!

Nëse ministri ka bërë një shkelje të tillë, edhe ai nuk është imun ndaj Kodit Penal, pasi që ky kod thot se kushdo që nuk vepron në përputhje me masat e ndërmarra nga institucionet do të dënohet (nuk përjashton ministra ose deputet)!

Agjencioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Avokati i Popullit duhet të merret seriozisht me këtë rast dhe raste të tjera të ngjashme.

Deputetja duhet të kërkoj falje për këtë gjest!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera