Kodi telefonik +383 funksionalizohet në qershor
Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 16 August 2017
Mbi dy milionë përdorues të telefonisë mobile dhe asaj fikse, që nga qershori i vitit të ardhshëm do të përdorin kodin telefonik të Kosovës +383 , duke i dhënë fund operimit të kodeve të huaja në Kosovë, bëjnë të ditur autoritetet kompetente.
Kurse që nga kjo javë pritet që numri i thirrjeve nga telefonia fikse e Kosovës, në vende të ndryshme të botës, të identifikohet me +383, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj.
“Vetëm nga linjat fikse nga Kosova thirrjet jashtë vendit, numri thirrës do të identifikohet +383, pastaj numri pasues nga cili rajon thirret”, thotë Latifaj.
Ndryshe, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) në dhjetor të vitit të kaluar i ndau kodin telefonik +383 Kosovës, pas një marrëveshje të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacionin, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.
Kurse, thirrja e parë telefonike me këtë kod u realizua në shkurt të këtij viti nga Post Telekomi i Kosovës.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (ARKEP) Kreshnik Gashi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se zbatimi i këtij procesi merr kohë për shkak se i paraprinë dy faza.
“Faza e parë është faza në të cilën bëhen thirrjet hyrëse në kodin +383 në telefonin mobile, e cila zgjat deri në fund të këtij viti. Kurse faza e dytë nis në fillim të vitit 2018, ku parashihet të bëhet ndërrimi i ‘sim’ kartelave dhe largimet përfundimtare të kodeve aktuale të telefonisë mobile”.
“Ndërkaq, sa i përket telefonisë fikse, kjo ka një afat më të shkurtër të zbatimit të kodit +383, që do të thotë deri në fund të këtij viti kodi +381 do të largohet përfundimisht nga përdorimi në telefonin fikse”, ka thënë Gashi.
Por, në zonat e banuara më shumicë serbe, bazuar në marrëveshjen e Brukselit, Kosova obligohet që të japë një leje të përkohshme dhe të kufizuar për një operator të telefonisë mobile serbe, MTS.d.o.
Ky operator, thotë Gashi, është i regjistruar në Kosovë dhe zbaton Ligjet e Republikës se Kosovës.
“Ky operator është i obliguar që të zbatojë edhe pjesën e kalimit në kodin+383, si në bazë të marrëveshjes së Brukselit, po ashtu edhe në bazë të planit të migrimit të hartuar nga ARKEP. Ky operator duhet të kalojë në numeracionin 383 në bazë të dinamikës se paraparë, njëjtë sikurse për të gjithë operatorët tjerë”, shprehet Gashi.
Aktualisht në Kosovë operojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin e Serbisë (+381).
Në mungesë të kodit telefonik, vetëm Telekomi i Kosovës, që shfrytëzon linjën +377, thonë zyrtarë të kësaj kompanie, i ka paguar për shfrytëzim të kodit 3 milionë euro Telekomit të Monakos, kurse për humbjet komerciale deri në 6 milionë euro.
Po sipas tyre, kostoja e përgjithshme e shkaktuar deri më tani nga mungesa e kodit telefonik, Telekomit të Kosovës i ka kushtuar mbi 250 milionë euro.

T� tjera
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...
-
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjyka...
-
Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” që fituan dy mandate në Parlamentin e Serbisë: Bashkimi duhet të vazhdojë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i priti në zyrën e tij në Prishtinë përf...
-
Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu është takuar me presidenten e Maqedonis...
-
Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, ka pritur në takim kryetaren e kuvend...
-
Altin Krasniqi takon deputetin e Parlamentit të Hamburgut me prejardhje nga Vitia
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka pritur sot në një takim Nikola Tunicin,...
-
GLPS: Byroja për konfiskim rrezikon të bëhet mjet politik
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se Byroja për ver...
-
Vrasja e Arlindës, protestohet para Gjykatës në Pejë
Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur gjithë Kosovën. Institucionet e sigur...





























